Manchester United bën gati 60 milionë paundë për lojtarin e Chelsea

Futboll

Manchester United bën gati 60 milionë paundë për lojtarin e Chelsea

Më: 15 mars 2018 Në ora: 22:51
Willian

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, synon të marrë “yllin” e Chelsea, Willian, gjatë merkatos së verës së ardhshme, pavarësisht se londinezët kërkojnë 60 milionë paundë për shërbimet e brazilianit. “Djajtë” morën Nemanja Matic, verën e kaluar nga “Stamford Bridge”, por nuk arritën të bëjnë të njëjtën gjë me Willian, pavarësisht se ai kishte dëshirë të shkonte në “Old Trafford”. Willian ka qenë një nga futbollistët më në formë të Chelsea në këtë periudhë dhe shënoi golin e vetëm për të besuarit e Conte në humbjen 2-1 kundër Manchester United në muajin e kaluar dhe gjithashtu golin e vetëm të bluve në 180 minutat kundër Barcelonën në Champions, veprimtari ku Chelsea u eliminua, ashtu sikurse Manchester United.

Sipas “The Sun”, Mourinho do të përpiqet edhe një herë për blerjen e Willian gjatë muajve të ardhshëm dhe është gati të paguajë 60 milionë paundë, aq sa kërkon klubi “blu”. Shumë mund të varet nga e ardhmja e Antonio Conte në “Stamford Bridge”, teksa janë shtuar zërat se italiani mund të largohet nga Londra në fund të këtij që është sezoni i tij i dytë. Blerja e Willian dhe e një qendërmbrojtësi do të jetë prioritet për merkaton e Manchester United, edhe pse gjithmonë mbetet e hapur pista për një mesfushor qendre, gjithmonë nëse largohet Paul Pogba. Mendohet se United do të ketë një fond rreth 200 milionë paundë për të shpenzuar në verën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat