“E ardhmja ime nuk varet nga rezultatet, Morata është lojtar stoli!”

Futboll

“E ardhmja ime nuk varet nga rezultatet, Morata është lojtar stoli!”

Më: 16 mars 2018 Në ora: 00:58
Morata

Pas ndeshjes së Champions League, të humbur 3-0 kundër Barcelona, Antonio Conte ka folur për të ardhmen e tij: “A do të më duhet të fitojë një trofe për të qëndruar te Chelsea? Nuk është çështje nëse fitoj apo jo. Mendoj se puna e një trajnerit duhet të gjykohet në bazë të rritjes së futbollistëve dhe ajo që arrin në raport me vlerat që ka në dispozicion, jo duke parë fitoret. Chelsea mund të bëj më mirë sesa ka bërë në këtë sezon, por është një skuadër në rritje dhe po përmirësohet me kalimin e kohës.”

Alvaro Morata, i cili u ble për 80 milionë euro nga Real Madrid në sezonin e kaluar, e nisi sezonin duke shënuar 12 gola në dy muajt e parë, por që atëherë është ndalur dhe në “Camp Nou”, Conte preferoi Giroud përpara tij duke e lënë në stol spanjollin. Conte tha: “Unë mendoj se Morata ka dëshirën dhe përqendrimin e duhur për të luftuar për një vend në formacion. Ai për momentin është një lojtar stoli. I tillë ka qenë në momente të caktuara te Real dhe te Juventus. Ai e di mirë se çfarë duhet të bëj për t’u kthyer titullar.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat