Tare: Sulmuam dhe besuam deri në fund

Futboll

Tare: Sulmuam dhe besuam deri në fund

Më: 16 mars 2018 Në ora: 10:53
Igli Tare

Lazio fitoi pa shumë probleme në Kiev dhe siguroi kalimin në çerekfinalet e Ligës së Europës. Në lidhje me arritjen bardhekaltër, foli edhe Igli Tare, i cili përpara mediave tha:

“Nuk më pëlqen të flitet për fat të keq, sepse jemi në një moment të pozitiv të skuadrës, e cila vazhdon të paraqitet mirë. Rezultati i sotëm ishte thelbësor për ne sepse luajtëm me një formacion të pakolauduar dhe duhej disi më shumë vëmendje për fazën mbrojtëse. Dinamo e Kievit është një skuadër solide, e cila mund të na ndëshkonte në çdo moment ku mund të ulnim përqendrimin”.

Në lidhje me sfidën, drejtori sportiv lacial tha: “Ishte një Lazio agresive që edhe në Kiev bëri të njëjtën gjë si në Romë. Sulmuam shumë dhe besuam deri në fund, pasi futbolli i tillë është, mjafton të mendosh që në finale të këtij kompeticioni ka arritur edhe Braga. Jam shumë i lumtur për skuadrën dhe në total besoj se e merituam”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat