Shqiptarët kundër rusëve, ky është shorti në Europa League

Futboll

Shqiptarët kundër rusëve, ky është shorti në Europa League

Nga: Kemajl Goca Më: 16 mars 2018 Në ora: 13:10
Pamje nga shorti

Në Nyon është hedhur shorti për çerekfinalen e Europa League në futboll. Disa takimet janë sikurse finale, ndërsa disa të tjera llogariten si favoritë. Pavarësisht kësaj, në futboll gjithmonë befasitë janë të pashmangshme. Arsenali i shqiptarëve do të ndeshet me rusët e CSKA Moskës. Granit Xhaka e Shkodran Mustafi luajnë për Arsenalin. Në takimin tjetër është derbi shqiptar, portieri i kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha me Lazion sfidon Salzburgun e Valon Berishës, reprezentues i Kosovës.

Çiftet 
Leipzig-Marseille
Arsenal-CSKA M.
Atletico M.-Sporting
Lazio-Salzburg

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat