Nedved: Nuk do të përsëritet finalja e Cardiffit

Futboll

Nedved: Nuk do të përsëritet finalja e Cardiffit

Më: 16 mars 2018 Në ora: 14:26
Në fund të sezonit të kaluar Reali u përball me Juventusin duke e shkatërruar në finalen e Ligës së Kampionëve.

Drejtori i Juventusit, Pavel Nedved, ka deklaruar se nuk ka mundësi që të përsëritet finalja e Cardiffit ku Bianconerët u deklasuan nga Reali.

Vetëm në fund të sezonit të kaluar Reali u përball me Juventusin duke e shkatërruar në finalen e Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, është drejtori i Juventusit, Pavel Nedved, ai që beson se një gjë e tillë s’ka gjasa që të ndodhë.

“Këto do të jenë dy ndeshje shumë të mira, ne e dimë se do të përballemi ndaj ekipit më të mirë në këtë short dhe ekipit që ka fituar dy herët e fundit Ligën e Kampionëve”.

“Ata po bëjnë mirë dhe më kanë impresionuar në Paris, por ne do të luajmë ndeshjen e parë në shtëpi dhe do t’ua bëjmë shumë të vështirë”.

“Nuk e mendoj se ekipi do të vuaj sikur në Cardiff, pasi që po ja nis nga fillimi. Do të jetë vështirë, kemi dy lojtarë të suspenduar, por ne po e startojmë këtë garë nga zeroja”.

“Psikologjikisht ata janë më të mësuar në sistem me një ndeshje se sa me ndeshje me kthim e këtë e kemi parë në Cardiff. Ne do të kemi më shumë mundësi në dy ndeshje dhe nuk mund të përsëritet assesi finalja e kaluar”, potencoi Nedved.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat