Ballkani Perëndimor ditëve të ardhshme do të përshkohet nga një mot shumë i çuditshëm, me ndryshime të mëdha në temperatura.
Nesër dhe pasnesër, pra gjatë vikendit do të ketë temperatura të cilat do të shkojnë deri në 20 gradë Celsius.
Kurse nga e hëna do të ketë ndryshim të motit. Temperaturat do të shkojnë deri në minus gradë, dhe priten edhe reshje të borës.
Kështu të paktën u bë e ditur nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
“Gjatë dy ditëve të vikendit do të mbajë mot i ndryshueshëm me diell dhe vranësira të cilat ditën e diele do të jenë më aktive dhe do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit mesatar dhe lokalisht të intensitetit të lartë.. temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 12-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugu dhe jugperendimi me shpejtësi mbi 13m/s. Java e ardhshme parashihet të ketë ndryshim të motit, ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstremale dhe reshje shiu të përziera me bore”, thuhej në komunikatë.
Mot i njejtë do të mbretërojë edhe në Shqipëri. Gjatë ditës së nesërme priten temperature deri në 23 gradë, kurse pas vikendit do të ketë reshje shiu dhe bore.