Monchi: Nuk mund të themi se Roma ka qenë me fat në short!

Futboll

Monchi: Nuk mund të themi se Roma ka qenë me fat në short!

Më: 16 mars 2018 Në ora: 16:29
Monchi

Drejtori sportiv i Romës, Monchi, ka komentuar se skuadra e tij nuk ka pasur fatin më të mirë në shortin e Ligës së Kampionëve.

Roma në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, do të përballet me një nga skuadrat më në formë në Evropë, Barcelonën.

Monchi duke e komentuar shortin, ka thënë se kundërshtari që Roma kërkonte në çerekfinale, nuk ishte Barcelona.

“Ne nuk mund të themi se jemi më fat në short, kemi pasur një short të vështirë, skuadrën më të mirë në botë, por tani të gjithë kundërshtarët janë të vështirë, Barca është favorite, motivimi dhe entuziazmi janë shumë të mëdha”, ka deklaruar Monchi.

“Barca dhe City ishin skuadrat që dëshironim të shmangnim, por ne jemi duke kërkuar për të bërë maksimumin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat