Butragueno e komenton përballjen Juventus – Real Madrid

Futboll

Butragueno e komenton përballjen Juventus – Real Madrid

Më: 16 mars 2018 Në ora: 16:41
Emilio Butragueno

Emilio Butragueno pret përballje të vështirë për Real Madridin ndaj Juventusit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Real Madrid, që janë kampion të kësaj gare, takohet me skuadrën që një vit më parë e mposhti në finale me rezultat 4:1.

Butragueno pas tërheqjes së shortit, ka thënë se pret një përballje të vështirë për Realin, të ekuilibruar dhe të mirë për tifozët, me shpresën se Reali do të kalojë në gjysmëfinale.

“Juventusi luajti mirë kundër Tottenhamit në aspektin e mentalitetit të tyre”, tha Butragueno pas tërheqjes së shortit të Ligës së Kampionëve.

“Skuadra angleze ishte e mirë në disa faza të ndeshjes, por Juventusi u treguan të fortë mendërisht, përballeshin me atë dhe shkuan tutje”.

“Ata dinë të luajnë këto lojëra me karakterin e duhur dhe t’i kapërcejnë vështirësitë që ju dalin para”, ka vazhduar ai.

“Ne gjithashtu bëmë mirë kundër PSG-së. Mendoj se do të jetë një përballje atraktive për të gjithë tifozët, shumë e ekuilibruar”.

“Ndeshja e parë është në Torino, do të përpiqemi të fitojmë me një rezultat të mirë, pastaj në Madrid me përkrahësit tanë do të përpiqemi të arrijmë në gjysmëfinale”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat