Moxhi flet për gjasat e Juventusit kundër Realit ?

Futboll

Moxhi flet për gjasat e Juventusit kundër Realit ?

Më: 16 mars 2018 Në ora: 16:48
Moxhi

Ish-drejtori sportiv i Juventusit, Luçiano Moxhi, komendoi shortin e hedhur sot për çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, duke i quajtur të komplikuara përballjet e skuadrave italiane. Në një prononcim për “RMC Sport”, “Big Luçiano” u shpreh:

“Skuadrat italiane nuk janë të favorizuara, do të kenë përballë dy skuadrat më të forta. Për Juventusin e shikoj të arritshme, pasi Reali ka ndryshuar shumë. Unë do të thoja që shanset janë 50 me 50. Ekipi spanjoll ka ndryshuar shumë dhe është i vështirë të menaxhohet nga Zidane. Me të flas shpesh në tëlefon.

Forma e rigjetur e Ronaldos, Marselos dhe kthimi i Modriçit, janë armët plus të Realit. Janë dy ndeshje për t’u luajtur dhe Juventusi natyrisht nuk niset i mundur”

Ndërsa për Romën nuk ka shpëtim. Sepse është më poshtë Barcelonës. Do të këtë përballë një skuadër me shumë cilësi dhe për këtë e shumë arsye të tjera Roma nuk kalon”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat