Refuzoi grumbullimin, Kili kritikon yllin e ekipit

Futboll

Refuzoi grumbullimin, Kili kritikon yllin e ekipit

Më: 16 mars 2018 Në ora: 17:20
Claudio Bravo

Refuzimi i Claudio Bravo-s për t’u grumbulluar me Kilin pasi nuk u lejua të merrte me vete një trajner specifik personal nga Federata Kiliane e Futbollit, me presidentin Arturo Salah që lojtari nuk duhet të ketë privilegje.

Bravo përdori profilin e tij në Twitter për të shpjeguar pse nuk do të ishte pjesë e Kilit në dy miqësoret ndaj Suedisë dhe Danimarkë, dy ndeshjet e para nën drejtimin e trajnerit të ri Reinaldo Rueda.

“Kisha një bisedë konstruktive me Reinaldo Rueda në Mançester, ku i thashë se e mirëprisja pjesëmarrjen në skuadrën e tij.

“E vetmja gjë që doja ishte diçka shumë e rëndësishme për mua: përgatitja dhe stërvitja ime, për arsye që federata i dinte shumë mirë.

“Por presidenti nuk e ka pranuar kushtin tim dhe kërkon të më grumbullojë kundër vullnetit tim, prandaj shpresoj të kupton refuzimin tim.”

Tashmë ka ardhur edhe kundërpërgjigja e presidentit Salah: “Jemi duke nisur një proces të ri me një staf teknik të caktuar dhe nuk do të ishte e drejtë nëse dikush do të kishte privilegje në skuadër.

“Dera për Claudion është e hapur. Ai është një lojtar i rëndësishëm për skuadrën kombëtare dhe shpresojmë që në të ardhmen.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat