Shkuan në Slloveni, Vllaznia dhe Flamurtari ikin pa paguar

Futboll

Shkuan në Slloveni, Vllaznia dhe Flamurtari ikin pa paguar

Më: 16 mars 2018 Në ora: 17:22
Ilustrim

Flamurtari nga Vlora dhe Vllaznia e Shkodrës janë bërë “gazi i botës”, teksa nuk kanë shlyer detyrimet e fazët përgatitore në shtetin e Sllovenisë. Në verë 2 klubet shqiptare zgjodhën ta kryenin fazën përgatitore në Slloveni, por me sa duket nuk i kishin bërë llogaritë mirë. Për shkak të mos shlyerjes të detyrimet, kompania B4Sport i ka dërguar një shkresë ambasadës shqiptare në Slloveni.

Drejtoi i kompanisë Zinka Peterlin i ka kërkuar ndihmë, ambasadorit Pëllum Qazimi në lidhje me situatën që kanë me Flamurtarin dhe Vllazninë.

Shkodranët i detyrohen kompanisë B4Sport 1600 euro. Ndërsa vlonjatët plot 30 mijë euro. Si të mos mjaftonin problemet e shumta financiare me shlyerjen e lojtarëve dhe me llogaritë e bllokuara bankare, klubet shqiptare kanë edhe një njollë në shtetin slloven.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat