Nedved kërkon hakmarrje ndaj Real Madridit

Futboll

Nedved kërkon hakmarrje ndaj Real Madridit

Më: 16 mars 2018 Në ora: 19:59
Paul Nedved

Paul Nedved ka thënë se Juventusi e ka një mundësi të mirë që të hakmerret ndaj Real Madridit për finalen e sezonit të kaluar.

Juventus dhe Real Madrid, do të takohen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Unë nuk mendoj se të dy skuadrat do të ndikohen nga rezultati i finales së sezonit të kaluar”, ka deklaruar Nedved.

“Kjo do të jetë një lojë më ndryshe, ne do të luajmë 180 minuta, mendoj se ne do të mund t’u shkaktojnë probleme, edhe pse do të ketë vështirësi edhe për ne, duke përfshirë edhe mungesat e dy lojtarëve të suspenduar për ndeshjen e parë”.

“Është një shans i mirë për Juventusin për t’u hakmarrë për humbjen e sezonit të kaluar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat