18 vjeqari Llapjan, Ilirian Gjata, i lindur dhe i rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u kthye në Kosovë vitin e kaluar për t’iu bashkuar skuadrës së Llapit dhe për të kontribuar për vendin e tij në fushën e sportit.
Djaloshi që luan në pozitën e mesfushorit, shumë shpejt do të mund t’i shohim aftësitë e tij profesionale, pasi pritet që të luaj për ekipin e parë të Llapit në Super Ligën e Kosovës.
Ai për momentin luan për grupmoshat e reja të Llapit, për arsye që ende nuk janë përfunduar procedurat e plota rreth kontratës të tij për të luajtur me ekipin e parë, gjë që pritet shumë shpejtë të ndodh.
Në videon e mëposhtme ju ftojmë t’i ndiqni aftësitë e tij mahnitëse: