Juve, 60 mln euro për sulmuesin e Manchester United

Futboll

Juve, 60 mln euro për sulmuesin e Manchester United

Më: 17 mars 2018 Në ora: 13:15
Anthony Martial

Manchester United shpenzoi 80 milionë euro 3 vjet më parë për ta marrë nga Monaco, ndërsa sot ai po has vështirësi për të gjetur një vend stabël në formacion.

Anthony Martial mbetet një futbollist me kualitet të lartë, i shpejtë, i fortë  dhe me një nuhatje të mirë të golit, por nuk gëzon besimin e trajnerit Mourinho për ta patur një vend në formacion. Në moshën 22 vjeçare dhe me një kontratë që i skadon në verën e vitit 2019, francezi është një prej futbollistëve që do të kërkohet me shumë në merkaton e kësaj vere. Skuadra e parë që ka lëvizur për të është Juventus.

Me një sprintier si Martial, Allegri do të kishte një kundërsulm vrasës dhe francezi duket perfekt në mekanizmin e lojës së trajnerit juventin. Skuadra torineze po kërkon të rifresojë skuadën dhe pjesëmarrja në Ligën e Kampioneve i ka siguruar të ardhura të mjafueshme për të shpenzuar në merkaton më të rëndësishme. Sipas mediave italiane, Juve është gati të shpenzojë deri në 60 milionë euro për kartonin e francezit në verë, sigurisht nëse edhe Manchester do të ishte gati ta linte të lirë.

Por duket se nuk është vetëm Martial synimi për merkaton e verës, pasi janë pothuaj të qarta afrimet në skuadër të Caldara dhe Spinazzola, ky i fundit do të marrë vendin e Asamoah, që do të largohet në verë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat