Këmbëngul Klopp: E dua transferimin e Draxlerit

Futboll

Këmbëngul Klopp: E dua transferimin e Draxlerit

Më: 17 mars 2018 Në ora: 14:48
Jurgen Klopp

Liverpool ka shitur njërin nga futbollistët e saj më të mirë në vitet e fundit.

Philippe Coutinho iu bashkua Barcelonës në janar por klubi anglez nuk e ka zëvendësuar atë me asnjë futbollist.

E gjatë afatit kalimtar të verës ‘The Reds’, pritet të bëjnë një goditje të madhe në repartin ofensivë.

Mesfushori i Paris Saint Germain, Julian Draxler është bërë objektivi i Liverpoolit për mesfushën.

Trajneri i klubit anglez, Jurgen Klopp e pëlqen shumë lojën e Draxler dhe po kërkon ta transferojë në Afield.

24-vjeçari nuk ka pasur këtë edicion shumë hapësira tek PSG dhe ka kërkuar largimin nga klubi.

Gjiganti anglez është i gatshëm të shpenzojë deri në 50 milionë euro për transferimin e gjermanit në Ligën Premier.

Kujtojmë që Draxler aktualisht ka kontratë me Parisin deri në verën e vitit 2021 dhe ka një pagë rreth gjashtë milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat