“Marca” zbulon klubin e ri të Lewandowskit

Futboll

“Marca” zbulon klubin e ri të Lewandowskit

Më: 17 mars 2018 Në ora: 15:14
Robert Lewandowski

Robert Lewandowski është gjithnjë e më afër transferimit në Real Madrid.

Sulmuesi pritet të largohet nga Bayern Munich, pas përfundimit të këtij sezoni.

Reprezentuesi polak duket i vendosur për largim nga skuadra e madhe bavareze, gjatë afatit kalimtar të verës.

E përditshmja sportive madrilene “Marca” shkruan se Lewandowski është afër kalimit te skuadra nga Santiago Bernabeu.

Sulmuesi ishte objektiv i Real Madridit edhe në verën e vitit të kaluar por Bayern Munich refuzoi shitjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat