Italia zbulon listën për miqësoret e marsit, rikthehet Buffoni

Futboll

Italia zbulon listën për miqësoret e marsit, rikthehet Buffoni

Më: 17 mars 2018 Në ora: 17:59
Gianluigi Buffon

Gianluigi Buffon është rikthyer në kombëtaren italiane.

Portieri 40 vjeçar që kishte paralajmëruar largimin në tetor të vitit të kaluar pas dështimit për t’u kualifikuar në Kupën e Botës, është ftuar për dy ndeshjet miqësore të marsit.

Italia më 23 dhe 27 mars, takohet me Argjentinën dhe Anglinë.

Në listën e trajneri De Biagio, që ushtron përkohësisht detyrën e trajnerit, nuk ka zënë vend Mario Balotelli, edhe pse po kalon një formë të mirë te Nice.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat