I bie vlera Gareth Bale, ja sa kushton sot

Futboll

I bie vlera Gareth Bale, ja sa kushton sot

Më: 17 mars 2018 Në ora: 18:39
Gareth Bale

Gareth Bale po përballet me shumë probleme në aspekte të ndryshme.

Sikur të mos mjaftonin lëndimet e koha e kaluar në bankinë, Bale tani ka humbur edhe vlerën në tregun e transferimeve.

Sipas ‘Transfermarkt’, Bale në kohën e transferimit të Real Madrid vlerësohej 80 milionë euro, ndërsa tani ai vlen vetëm 75 milionë euro.

Në anën tjetër, e kundërta ka ndodhur me Cristiano Ronaldon.

Portugezi në kohën e transferimit te Real Madrid vlerësohej 100 milionë euro, ndërsa vlera e tij sot është 120 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat