Liverpooli shkatërron Watfordin, Salah shënon katër gola

Futboll

Liverpooli shkatërron Watfordin, Salah shënon katër gola

Më: 17 mars 2018 Në ora: 20:29
Liverpooli shkatërron Watfordin

Liverpooli ka fituar ndaj Watfordit me rezultat të thellë 5-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të Ligës Premier.

Skuadra e Jurgen Kloppit i është kthyer fitoreve në Ligën Premier pas humbjes në derbi ndaj Manchester Unitedit, duke e dominuar Watfordin.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm katër minutave, ku Mohamed Salah shënoi për 1-0 pas asistimit të Sadio Mane.

Reds vazhduan me raste dhe dominim, por goli i dytë erdhi vetëm në minutën e 43-të ku Salah shënoi për 2-0 dhe dërgoi skuadrat në pushim.

Edhe në pjesën e dytë vazhdoi dominimi i Liverpoolit, të cilët shënuan pas vetëm pesë minutave, ku Roberto Firmino shënoi një gol të bukur me thembër pas asistimit të Salah.

Vazhdimi i kësaj pjese foli në të mirë të yllit egjiptian, Salah, i cili kompletoi het-trikun në minutën e 77-të duke shënuar për 4-0, ndërsa në minutën e 85-të vulosi rezultatin përfundimtar duke shënuar golin e katër personal për 5-0.

Pas kësaj fitore, Reds renditen në pozitën e tretë me 63 pikë, ndërsa Watfordi zë pozitën e 11-të me 36 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Liverpooli luan në udhëtim te Crystal Palace, ndërsa Watfordi e pret në shtëpi Bournemouthi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat