Manchester Unitedi ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të FA Cup duke e eliminuar Brightonin në çerekfinale.
“Djajtë e Kuq” fituan 2 me 0 përballjen e sotme në Olda Trafford.
Lukaku shënoi golin e parë në minutën e 37 pas asistimit nga Matiq, i cili në minutën e 84 shënoi golin e dytë të Unitedit.
Mysafirët krijuan mjaft raste shënimi, me 14 goditje në drejtim të portës së Unitedit, por pa efikasitet.