Insiston Zidane: Bale është i lumtur në Real Madrid

Futboll

Insiston Zidane: Bale është i lumtur në Real Madrid

Më: 17 mars 2018 Në ora: 23:42
Gareth Bale

Zinedine Zidane ka insistuar se Gareth Bale është i lumtur në Real Madrid edhe pse minutazhi i lojës i është kufizuar në Ligën e Kampionëve.

Ylli uellsian është përballur me lëndime edhe këtë sezon dhe është paraqitur vetëm dy herë në fazë të grupeve.

Megjithëse ishte plotësisht i riaftësuar për dy ndeshjet kundër Paris Saint-Germainit në 1/8 e finales, ai u la jashtë formacionit startues nga Zinedine Zidane.

Por, derisa ai është subjekt i raportimeve që sugjerojnë se mund të kthehet në Premierligë në fund të këtij sezoni, trajneri francez është i bindur se Bale është i kënaqur me rolin e tij në “Santiago Bernabeu”.

“Bale? Jo, jo [nuk është i palumtur]”, ka thënë Zidane në një konferencë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat