Ish-lojtari i Veronës përjashtohet nga Italia, akuzohet për terrorizëm…

Futboll

Ish-lojtari i Veronës përjashtohet nga Italia, akuzohet për terrorizëm…

Më: 17 mars 2018 Në ora: 23:46
Mame Fily Sall

Nga ëndrra për të luajtur në Serie A te përjashtimi nga Italia për terrorizëm. Mame Fily Sall, senegalezi 21-vjeçar, banues në periferi të Vicenza, me një të kaluar si sulmues i të rinjve të Hellas Verona, është shoqërua nga policia në aeroportin e Milanos “Malpensa” ku me një avion është dërguar në vendlindjen e tij dhe nuk ka më të drejtë të shkelë në Gadishullin Apenin.

I riu, që ka luajtur me moshat e Verona në vitet 2014 dhe 2015, është monitoruar nga hetuesit për disa javë dhe ka tentuar të ndërtojmë armë zjarri dhe substanca kimike. Një herë u gjet i armatosur dhe më pas u akuzua sepse hyri në një argjendari me një thikë 30 centimetra të gjatë. Nuk bëri asgjë, sepse u nxor menjëherë jashtë nga rojet e sigurisë. Dje erdhi përjashtim përfundimtar nga territori italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat