“Ka shumë shanse që Neymar të largohet nga PSG…!”

Futboll

“Ka shumë shanse që Neymar të largohet nga PSG…!”

Më: 18 mars 2018 Në ora: 01:05
ilustrim

E ardhmja e Neymar vazhdon të jetë ushqim për mediat dhe të gjithë rrjetin sportiv në Francë. Jo vetëm trajneri i tij Unai Emery, apo dhe kolegët te PSG pyeten në lidhje me të ardhmen e brazilianit. Në “hetim” janë përfshirë edhe rivalët e yllit të PSG. Këtë të shtunë, përpara ndeshjes mes Olympique de Marseille dhe Lyon, Luiz Gustavo, bashkëkombas dhe mik i Neymar, në lidhje me lajmin që e cilëson ish-yllin e Barças larg Parisit dhe Francës deklaroi se prefron që shoku i tij të qëndrojë në Ligue 1, edhe pse pranoi se ka shumë shanse që ai të ndryshojë klub.

Pavarësisht deklaratave të presidentit të PSG, Al-Khelaifi, ku pretendon se Neymar do të qëndrojë në Francë, te PSG i frikësohen largimit të yllit brazilian. Në fillim ishte Marquinhos që i dha zë frikës në dhomën e zhveshjes, pas eliminimit nga Champions League: “Unë i kërkoj Neymar të qëndrojë. Është koha që të reflektojmë, të rritemi dhe të marrim fuqi. Neymar është një futbollist i rëndësishëm për ne dhe duhet të ketë besim te projekti ynë, në ekipin tonë dhe stafin. Ai duhet të rikuperohet”. Më pas një rrëfim nga gazeta ‘Le Parisien’, që publikoi një diskutim mes drejtorit sportiv të PSG dhe një përfaqësuesi të lojtarit, në të cilën zyrtari tha se nuk mund të garantonte vijueshmërinë e Neymar, që është objektivi kryesor i Real Madrid për sezonin e ardhshëm.

Sikurse konfirmohet nga ‘AS’ ka dhënë aprovimin e tij për nënshkrimin, pas një takimi mes emisarëve të Los Blancos dhe babait të tij, disa javë më parë në Paris. Lojtari që nënshkroi verën e kaluar për PSG për shumën e 222 milionë euro për një kontratë që skadon në 2022 është i ngopur me League 1. Sipas burimeve pranë tij, Neymar ka thënë se ka kaluar 5 muaj në Paris, që i janë dukur si 5 vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat