Allegri: Humbëm 2 pikë, por jemi ende të parët

Futboll

Allegri: Humbëm 2 pikë, por jemi ende të parët

Më: 18 mars 2018 Në ora: 11:25
Massimiliano Allegri

Trajneri Massimiliano Allegri përpiqet ta marrë me filozofi barazimin e djeshëm pa gola ndaj Spal, një rezultat befasues, pasi bardhezinjtë vinin në këtë ndeshjes pas 12 fitoresh radhazi në kampionat. Një barazim që është një hap pas për Juventusin, që mund të shkonte +7 pikë ndaj Napolit, ndërsa tani rrezikon të jetë vetëm 2 pikë para. “Nuk jam as i mërzitur dhe as i zhgënjyer. Spal bëri një ndeshje të madhe, luajti fort dhe na bëri pressing gjatë gjithë kohës. Duhet t’i përgëzoj për lojën. Megjithatë, ne qëndrojmë ende në krye të renditjes dhe kjo është ajo që ka më shumë rëndësi për të fituar titullin kampion”, u shpreh Allegri.

Më tej, trajneri i bardhezinjve shton: “Kjo ndeshje do të na shërbejë si leksion për të ardhmen, sidomos ndaj Crotone dhe Benevento, që janë ashtu si Spal në garë për të mbijetuar. Duhet të përballemi me ato ndryshe nëse duam të fitojmë, t’i përgatisim ato ndeshje në një mënyrë tjetër Morëm një pikë dhe aktualisht jemi +5 pikë ndaj Napolit”. Duke shpjeguar këtë paraqitje të Juventusit, trajneri shprehet se ekipit të tij i mungoi energjia mendore për të gjetur rrugët e duhura për te goli. “Pavarësisht rezultatit, po luajmë mirë dhe jemi të parët. tani kam nevojë të rikuperoj disa lojtarë të dëmtuar, ndaj pushimi dy javor do të na ndihmojë”, tha Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat