Ronaldo ua bënë të qartë të gjithëve

Futboll

Ronaldo ua bënë të qartë të gjithëve

Më: 18 mars 2018 Në ora: 13:37
Ronaldo

Ylli i Real Madrid, Cristiano Ronaldo, mendon se askush nuk mund të krahasohet me të, pasi nuk ka shumë rivalë që kanë talentin e tij dhe përkushtimin që ai ka për futbollin. Futbollisti portugez e ka nisur karrierën me Sporting, para se të shkojë te Manchester United, që asokohe drejtohej nga Alex Ferguson. Ronaldo fitoi në vitin 2008 për herë të parë Topin e Artë, por vitet më të mira të karrierës së tij i ka kaluar tek ekipi i Real Madrid, ku ka fituar gjithçka. Dueli personal ndër vite me argjentinasin Lionel Messi ka qenë kryefjala e futobllit botëror për një dekadë, sidomos kur të dy lojtarët nisën rivalitetin në La Liga.

Duke folur në një reklamë që ka përgatitur së fundi për “Nike”, sulmuesi portugez tha: “Në fillimet e karrierës time, ëndërroja të isha lojtari më i mirë në botë. Miqtë më shihnin dhe më pyesin: Për çfarë po flet? Fillimisht kam luajtur për argëtim, por pasi kalova te skuadra e United në mendjen time u ngulit ideja për të qenë më i miri dhe nisa të besoja te kjo gjë. Sot nuk shoh shumë njerëz që kanë talentin tim, përkushtimin tim, që bëjnë punën time, të kenë etikën time. Ndaj, askush nuk mund të krahasohet me mua. Askush nuk ka për t’u bërë në të ardhmen si Cristiano Ronaldo”, tha Ronaldo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat