Osmani buzëqesh, Shkëndija nuk ndalet

Futboll

Osmani buzëqesh, Shkëndija nuk ndalet

Më: 18 mars 2018 Në ora: 13:56
Qatip Osmani

Shkëndija e Tetovës e mundi Sileksin e Kratovës minimalisht 1:0 në kuadër të javës së 24-t, në ndeshjen e nëntë të ekipit në kufirin kohor prej pak më shumë se një muaji. Kjo ka bërë që skuadra të ndjejë lodhje dhe tre pikët përballë ekipit kualititiv nga Kratova të siguruara me disa mungesa të rëndësishme në formacion vlerësohen nga trajneri Qatip Osmani. Tekniku kuqezi lavdëroi paraqitjen e të rinjëve Totre e Fazllagiç, ndërsa vlerëson se Shkëndija me çdo fitore të rradhës gjithnjë e më shumë i afrohet titullit të kampionit.

“Sigurisht se jemi të kënaqur me fitoren e arritur përballë një rivali kualitativ si Sileksi. Edhe në ndeshjen e kaluar me Renovën u ndje lodhje te futbollistët, pasi kjo është ndeshja e 9-të që luajti Shkëndija brenda një muaji. Kishim mungesa të disa futbollistëve dhe arritëm të fitojmë, duke vazhduar ecurinë tonë e cila me çdo fitore të rradhës na afron te titulli i kamponit. Pauza në kampionat është e mirëseardhur për të pushuar skuadra, sepse duam të vazhdojmë me këtë seri deri në fund”, shprehet trajneri, Qatip Osmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat