Autori i golit të fitores së Shkëndijes, në emocione

Futboll

Autori i golit të fitores së Shkëndijes, në emocione

Më: 18 mars 2018 Në ora: 14:00
Enis Fazllagiç

Shkëndija e Tetovës të dielën me fitoren e 20-të në këtë sezon të Ligës së Parë shkuan me stil në pauzë dy javore (shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese), duke ruajtur distancën prej 16-të pikëve larg vendit të dytë. Për tre pikë të reja përballë Sileksit mjaftoi super goli i 17-të vjeçarit Enis Fazllagiç, i cili realizoi për mrekulli në minutën e 16-të që në fund u tregua të jetë rezultati final i takimit. Goli debutues për ekipin e parë ka entuziazmuar mesfushorin e talentuar, që nuk gjen fjalë për të përshkruar momentin kur pa se topi u ndal në rrjetën kundërshtare.

“Sinqerisht është ndjenjë e mrekullueshme për të shënuar. Ëndrrat realizohen ngadalë. Nuk e kisha pritur të shënoj në këtë ndeshje. Luaj si mesfushorë i fundit dhe jam pak më shumë i orientuar në defanzivë. Por gjithsesi është bukur të shënosh. Vërejta këndin e zbrazët, mendoca ta provoj dhe falënderit Zotit doli mirë. Falënderoj Izo-n (Eminin) për asistin. Shpresoj të vazhdojmë me këtë rritëm dhe fitojmë dy titujt”, komenton Fazllagiç momentin e shënimit të golit i cili të shtunën Shkëndijës i solli fitore 1:0 përballë Sileksit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat