Skuadra e Milanit shënoi fitore të ngushtë e dramatike me rezultat 3:2 në përballje me Chievon e Veronës. Shqiptari nga Kosova, Përparim Hetemaj u fut në lojë nga minuta e 71-të, por të pafat që të kthehen me një pikë nga San Siro.
Për Milanin shënuan: Calhanoglu (10'), Cutrone (54') e Silva (82') dhe për Chievon: Stepinski (33') e Inglese (34'). Duhet theksuar se në minutën e 90+3, Kessie dështoi nga penalltia, për ta thelluar fitoren e MIlanit. Milanin renditet në vend të gjashtë me 50 pikë, kurse Chievo është e 16-ta me 25 pikë pas 29 jave në Serie A.