Berisha me Atalantën dërrmuan Veronën, Roma me pikë të plota - Bota Sot
Berisha me Atalantën dërrmuan Veronën, Roma me pikë të plota

Futboll

E diel, 22 prill 2018

Berisha me Atalantën dërrmuan Veronën, Roma me pikë të plota

Nga: Kemajl Goca Më: 18 mars 2018 Në ora: 16:57
Etrit Berisha

Portieri Etrit Berisha me ekipin e Atalantës si mysafirë shënuan fitore të thellë me rezultat 5:0 në konak të Veronës dhe shtuan gjasat për pozitën e gjashtë në Serie A. Atalanta e dominoi takimin dhe arriti tri pikë të mëdha, ndërsa Berisha e ruajti portën me sukses.  Cristante (2'), Iliçiç (45+4'-nga penalltia, 48' e 69') dhe Gomez (71') shënuan për fitoren e Atalantës, e cila renditet në vend të shtatë me 44 pikë, kurse Verona në pozitën e 19-të me 22. Roma kthehet me tri pikë, duke e mundur me rezultat 2:0 Crotone. El Shaarawy (39') e Nainggolan (75') realizuan për fitoren e Romës. Romakët renditet në pozitën e tretë me 59 pikë, kurse Crotone është i 18-ti me 24 sosh. Benevento e Cagliari përfundoi 1:2 për mysafirët. Berat Gjimshiti luajti titullar për Beneventon, por në çastet e fundit e lëshuan fitoren, duke e shndërruar në humbje me 1:2. Brignola (46') shënoi për Beneventon dhe Pavoletti (90+2') e Barella (90+6'-nga penalltia) për Cagliarin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test