Avdijaj me gol fantastik, i siguroi tri pikë Roda-s - Bota Sot
Avdijaj me gol fantastik, i siguroi tri pikë Roda-s

Futboll

E hënë, 23 korrik 2018

Avdijaj me gol fantastik, i siguroi tri pikë Roda-s

Nga: Kemajl Goca Më: 18 mars 2018 Në ora: 17:26
Donis Avdijaj

Futbollisti nga Kosova, Donis Avdijaj, bëri lojë të madhe në fanellën e Roda-s, duke i siguruar tri pikë të mëdha dhe i shtuan shpresat për mbijetesë në Kampionatin e Holandës. Avdijaj luajti standard, ndërsa në minutën e 37-të, nga rreth 12-13 me goditje fantastike tundi portën e vendasve dhe i siguroi fitoren Roda-s me rezultat 1:0 kundër NAC Breda-s.  Futbollisti shqiptar u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 21-të, kurse u zëvendësua në atë të 70-tën. Roda u kthye me tri pikë që nuk maten as me ari, e cila mban vendin e parafundit (i 17-ti) me 20 pikë, kurse NAC Breda është i 15-ti me 7 pikë më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test