Monchi: Nuk kemi marrë asnjë ofertë për Alissonin

Futboll

Monchi: Nuk kemi marrë asnjë ofertë për Alissonin

Më: 18 mars 2018 Në ora: 19:07
Drejtori sportiv i Romës, Monchi

Drejtori sportiv i Romës, Monchi, ka thënë se klubi nuk ka frikë se Alisson Becker mund të largohet.

Ai i siguron tifozët se portieri brazilian është i lumtur dhe dëshira e tij është të qëndrojë sa më gjatë në kryeqytetin italian.

“Nuk kemi frikë të humbim Alissonin. Ai është i lumtur që është këtu dhe ne jemi të lumtur me atë”.”Ajo çfarë lexoni në gazeta nuk është gjithmonë e vërtetë. Ne nuk dimë për ndonjë ofertë dhe nuk kemi marrë ndonjë propozim”.

“Flas me Alissonin çdo javë, ai është i lumtur dhe dëshiron të bëjë gjëra të rëndësishme te Roma”, ka thënë Monchi për Mediaset Premium.

Kohët e fundit ishte raportuar se Liverpooli, Real Madridi dhe Chelseakishin shfaqur interesim zyrtar për të siguruar shërbimet e Alisson.

25-vjeçari erdhi te Roma në vitin 2016 nga Internacional.

Besohet se portierit i është ofruar rinovim nga klubi italian, ku në kontratën e re është caktuar edhe klauzola prej 90 milionë eurosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat