Barcelona ende në pritje të vendimit të Andres Iniestas

Futboll

Barcelona ende në pritje të vendimit të Andres Iniestas

Më: 19 mars 2018 Në ora: 09:27
Andres Iniesta

Mesfushori spanjoll, Andres Iniesta, ende nuk ka vendosur se a do të vazhdojë karrierën me Barcelonën apo do të largohet.

Ai do të vendos gjithçka në prill, nëse do të qëndrojë në “Camp Nou”, apo do të kërkojë për një aventurë të re.

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, shpreson se vendimi që do të marrë kapiteni, do të jetë pozitive për Barcelonën.

“Momentalisht gjithçka çka mund të bëjmë është të presim derisa të vendos”, tha Valverde.

“Deri më tani ai nuk e ka bërë zgjedhjen e tij. E dimë se çfarë sjell dhe do të donim që ta kishim përgjithmonë këtu”, shtoi trajneri i Barçës.

Iniesta flitet se do të largohet nga Barcelona dhe se mund të transferohet në kampionatin amerikanë apo në Azi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat