Real Madridi përsëri interesohet për Bonuccin

Futboll

Real Madridi përsëri interesohet për Bonuccin

Më: 19 mars 2018 Në ora: 10:35
Leonardo Bonucci

E kishte kërkuar në afatin kalimtar të janarit, por nuk kishte arritur ta bind. Real Madridi sërish ka kthyer kokën nga mbrojtësi i AC Milanit, Leonardo Bonucci.

Mediat italiane shkruajnë se skuadra “merenguese” është e vendosur që edhe në afatin kalimtar të verës, të hedhet në sulm për mbrojtësin italian.

Krerët e madrilenëve janë duke përgatitur një listë të mbrojtësve, dhe siç raportohet, në listën e Realit është edhe Bonucci, edhe pse pak është e besueshme se Milani do të heq dorë nga lojtari pas vetëm një sezoni me “Rossonerët”.

Mësohet se në listën e klubit nga “Santiago Bernabeu”, përveç Bonuccit janë përfshirë edhe David Luiz, Milan Skriniar dhe Clement Lenglet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat