Montella: Cutrone, krijim i imi

Futboll

Montella: Cutrone, krijim i imi

Më: 19 mars 2018 Në ora: 14:10
Cutrone pasi shënoi golin ndaj Chievos (Foto: Getty Images)

Ish-trajneri i Milanit, Vincenzo Montella, ka thënë se beson se Patrick Cutrone është krijim i tij.

Aktualisht trajneri i Sevillas thotë se sa ishte pjesë e klubit nga Milano ka punuar shumë me italianin.

“Për një trajner italian, të jetë trajnerë i Kombëtares është një ëndërr”, ka thënë Monteall për Radio Anch’io Sport.

“Do doja që të më ndodhte një ditë, aktualisht mundësitë duken larg nga unë”.

“Cutrone? Jam i lumtur për ftesën. Ndihem se paksa ai është krijim i imi”,

“Kemi punuar shumë me atë, ai ka dëshirë të madhe të përmirësohet në stërvitje dhe kjo do e dërgojë atë lartë. Ai prezanton të ardhmen e përfaqësueses”, shtoi italiani.

Në këtë sezon Crutone ka shënuar 15 gola në të gjitha garat.

Vlen të theksohet se sulmuesi i Milanit është ftuar për herë të parë nga Përfaqësuesja e Italisë për miqësoret ndaj Argjentinës dhe Anglisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat