Drita është në rrugë të mirë

Futboll

Drita është në rrugë të mirë

Nga: Nexhmedin Bunjaku Më: 19 mars 2018 Në ora: 16:19
Nexhmedin Bunjaku

Debate

Klubi i futbollit Drita nga Gjilani, është në rrugën më të mirë që ta kurorëzojë rrugëtimin prej shtatë dekadash, me titullin e kampionit. Edhe pse kanë mbetur edhe shumë ndeshje për t’u zhvilluar dhe lufta e pakompromis që do të jetë në mes klubit të futbollit Drita dhe FC Prishtina dhe KF Liria nga Prizreni, bazuar në potencialin dhe gjendjen stabile që ka klubi, lënë shumë hapësirë, të shpresojmë se e para do të arrinë cakun, çka do e bënte edhe më madhështore 70 vjetorin e ekzistimit si klub.

Tani më kur janë zhvilluar 24 xhiro dhe fillimi i fazës së tretë dhe të fundit për këtë kampionat, veç ka filluar distancimi sado i vogël i ekipeve pretendente për titull, edhe pse kjo distancë në pikë nuk është e madhe, por është e madhe duke parë formën e këtyre ekipeve në vazhdim të kësaj faze. Pa dyshim se përveç këtyre tri skuadrave mund të infiltrohet edhe ndonjë ekip tjetër klubi Trepça apo KF Llapi, por në bazë të orarit të ndeshjeve, përshtatshmëria shkon në favor të dy ekipeve: KF Drita dhe FC Prishtina. Suksesit te KF Drita, përveç që do i gëzohej vetë qyteti i Gjilanit, do t’i gëzohej edhe e tërë Anamorava, për suksese të një klubi që ka traditë, kulturë sportive dhe armatën e tifozerisë më të madhe në vend dhe më gjerë.

Lufta për pikë do t’i vazhdojë dhe kjo po e bënë edhe më interesante kampionatin, por lutemi që çdo gjë të përfundojë në mënyrë korrekte dhe në suaza të Fair - Play-t, si nga federata ashtu edhe nga vetë klubet dhe më i miri, më të drejtë të stoliset me trofe. Në fund, pasi që veç po shihet se do të jetë një luftë e vërtetë për pikë në Superligën e Kosovës, si për titull, si për ikje nga barazhi, sipër ikje nga ramja direkte dhe ajo për Kupë, tifozeria pret ndeshje të organizuara mirë dhe lojë joshëse. Është koha të distancohemi nga të këqijat dhe degradimet, dhe le të ketë ky kampionat një përfundim të mirë dhe meritorë që do të mbetet shembull se po shkojmë kah avancimi i futbollit dhe kulturës sportive.

Autori është ish futbollistëve i Dritës nga Gjilani dhe ish gjyqtar i futbollit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat