Prezantuesja sportive habit: Shqiptarët të çuditshëm, s’më lënë të fus dorën në xhep

Futboll

Prezantuesja sportive habit: Shqiptarët të çuditshëm, s’më lënë të fus dorën në xhep

Më: 19 mars 2018 Në ora: 18:26
Leila Kraja

E ftuar sot në “Wake up” ishte modelja e njohur bukuroshe Leila Kraja e cila ka marrë pjesë në “Miss America 2017”, dhe tani punon si gazetare sportive në “Bar Skedina” në Digitalb.

E pyetur nga ndryshojnë djemtë amerikanë nga ata shqiptarë, Leila u shpreh se këtu janë më xhentilë, por u duket vetja si në ndonjë serial turk. “Djemtë këtu në Shqipëri janë pak të çuditshëm në mënyrën si të shkruajnë, si të ngacmojnë, i duket vetja si në ndonjë film ose serial turk. Në Amerikë janë xhentilë, por vajzat e kanë problem se djemtë i ndajnë gjërat gjysmë për gjysmë. Kurse këtu në Shqipëri të qerasin më shumë, nuk kam futur kurrë dorën në xhep për të paguar”, tha modelja, shkruan xing.al.

E pyetur mbi ngacmimet, Leila u shpreh: “Këtu sa ecën në rrugë bëjnë komente kurse në Amerikë thonë: “Zoti të bekoftë”. Ka lezet edhe nëse është i shpifur ai”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat