Scolari zbulon një bisedë me Ronaldon mbi të ardhmen e tij

Futboll

Scolari zbulon një bisedë me Ronaldon mbi të ardhmen e tij

Më: 20 mars 2018 Në ora: 08:49
Scolari dhe Cristiano Ronaldo

Trajneri i Guangzhou Evergrande, Luiz Felipe Scolari zbuloi se Cristiano Ronaldo i ka kërkuar atij t’i tregojë se si është të jetohet në Kinë, transmeton Sovrani.info.

Ish-trajneri i Brazilit tha se e këshilloi lojtarin e Real Madridit se kjo është një mundësi e mirë.

“Cristiano Ronaldo më ka kërkuar më shumë se një herë çfarë i pëlqen të jetojë në Kinë, “shpjegoi ai.

” I shpjegova atij se çfarë është dhe sigurisht që duhet të marrim parasysh se Kina është Kina për lojtarë të ndryshëm. Cristiano Ronaldo është një markë, një industri dhe Kina është vendi më i madh në botë. Kam thënë atë që unë gjithmonë them se dikush që kërkon një mundësi duhet të shkojë në Kinë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat