Gundogan: Championsi është objektivi jonë

Futboll

Gundogan: Championsi është objektivi jonë

Më: 20 mars 2018 Në ora: 10:54
Gundogan me bashkëlojtarë

Mesfushori gjerman i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan, ka folur për ndeshjen ndaj Liverpoolit në çerekfinale dhe beson te kualitetet e Cityt dhe me formën e mirë që po kalojnë ka pritshmëri të mëdha.

“Duhet të luash ndaj më të mirëve për të shkuar në finaledhe natyrisht, ta fitoni”, ka thënë Gundogan për ueb faqen e klubit.

“Isha mjaft më fat që të luaja në finalen e Ligës së Kampionëve të 2013 me Borussia Dortmundin, fatkeqësisht kemi humbur (nga Bayern Munichu), pra natyrisht që mezi po pres të shkoj në finale dhe ta fitoj këtë herë. Ky është qëllimi im kryesor”.

“Fatmirësisht kemi fituar EFL Cup dhe jemi të lumtur, kemi arritur trofeun e parë sezonal mjaft herë këtë sezon. Tani është në duart tona dhe askush nuk mund të në marrë”.

“Për ne kjo është vetëm fillimi. Jemi në formë të mirë të përballemi me klubet elitare në Evropë”, ka shtuar gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat