Arthur zbulon fjalët që ia tha Neymar për Barcelonën

Futboll

Arthur zbulon fjalët që ia tha Neymar për Barcelonën

Më: 20 mars 2018 Në ora: 14:00
Arthur Melo

Mesfushori i Gremios, Arthur Melo, ka folur për Barcelonën përsëri.

Klubi katalan ka arritur marrëveshje për parakontratë me klubin brazilian për transferimin e Arthur në korrik për 30 milionë euro plus bonuse.

Ai ka marrë këshilla të dorës së parë nga ylli i PSG-së, Neymar, për jetën në Barcelonë para transferimit të mundshëm në “Camp Nou”.

“Kur nisen lajmet për interesimin e Barcelonës për mua, zhvillova një bisedë të shkurtër me Neymarin”, ka thënë Arthur.

“E pyeta për Barcelonën dhe ai më ka thënë vetëm fjalë të mira për klubin dhe qytetin. Ai ma rekomandoi Barcelonën”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat