Sandro dëmtohet te Brazili

Futboll

Sandro dëmtohet te Brazili

Më: 20 mars 2018 Në ora: 17:13
Alex Sandro

Alarm në shtëpinë e Juventusit. Mbrojtësit të bardhezinjve, Alex Sandro, i cili është grumbulluar më kombëtaren e Brazilit për miqësoren ndaj Rusisë, i është dashur të braktisë skuadrën për shak të një dëmtimi në kofshën e djathtë.

Kontrollet e para mjekësore nuk e përcaktojnë dot shkallën e dëmtimit, ndërkohë që vetë lojtari do të ritkhehet në Itali për të kryer ekzaminime më të detajuara. Dëmtimi ka përcjellë panik në radhët e Juventusit, pasi kalendari për ta rezervon dy takime shumë të rëndësishme si në Champions League ndaj Realit të Madridit.

Mbrojtësi është një lojtar kyç në mbrojtjen e teknikut Allegri dhe tashmë këtij të fundit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të shpresojë se situata të mos jetë serioze. Në radhët e bardhezinjve dëmtimet po kthehen në një shqetësim serioz, pasi krahas Alex Sandros në infermieri janë Bernardeschi, Cuadrado, por edhe Chiellini. Për këtë të fundit situata nuk paraqitet dramatike dhe se shumë shpejt do të jetë në dispozicion të skuadrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat