Dybala në Madrid, ja çfarë bëri Simeone

Futboll

Dybala në Madrid, ja çfarë bëri Simeone

Më: 21 mars 2018 Në ora: 08:14
Diego Simeone dhe Paulo Dybala

“Radio Marca” ka njoftuar se Paulo Dybala zhvilloi një takim me Diego Simeonen.

Paulo Dybala shfrytëzoi kohën e lirë për të qëndruar në Madrid ku u takua me trajnerin e Atletico Madridit, Diego Simeone.

Sulmuesi i Juventusit nuk u ftua në ekipin e Argjentinës dhe kaloi kohë në kryeqytetin spanjoll.

“Radio Marca” ka njoftuar se ai zhvilloi një takim me Simeonen.

Ata janë parë së bashku në restaurantin Kabuki ku Simeone besohet se ka biseduar me Dybalan në lidhje me transferimin e tij në Atletico Madrid si zëvendësues i Antoine Griezmann i cili prittet të largohet nga klubi, pas përfundimit të këtij sezoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat