Starova me Feronikelin

Futboll

Starova me Feronikelin

Më: 21 mars 2018 Në ora: 10:54
Sulejman Starova

Sulejman Starova është trajneri i ri i Ferronikelit. Me kalimin e “Bobit” në Kosovë çështja e titullit në “Vala Superliga” mund të kthehet në një betejë mes trajnerëve shqiptarë.

Ferronikeli pas 24 javësh mban vendin e katërt me 38 pikë, tre më pak se Liria e trajnerit Bledi Shkëmbi, 5 pikë më pak se Prishtina e trajnerit Mirel Josa që ndodhet e dyta.

Por, ekipi i Starovës ka dy pikë më shumë se Trepça ’89 e trajnerit Gugash Magani. Te Ferronikeli, Starova gjen edhe ish-lojtarë të Partizanit, kapitenin e ekipit Behar Maliqi, si dhe dy të rinj që ai nuk i pëlqeu te “demat”, Laurent Ismailaj dhe Ardit Jaupaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat