Po shkëlqen me Interin, por e ardhmja e Joao Cancelos mund të mos jetë zikaltër

Futboll

Po shkëlqen me Interin, por e ardhmja e Joao Cancelos mund të mos jetë zikaltër

Më: 21 mars 2018 Në ora: 11:26
Joao Cancelos

ë nga momenti që trajneri Luciano Spalletti po e aktivizon rregullisht si titullar Joao Cancelo jo vetëm që ka fituar besimin e të gjithëve por është shndërruar në nga një lojtarët më të rëndësishëm të Interit, pasi përveç se përcjell siguri në krahun e djathtë të mbrojtjes shtyn shumë drejt sulmit dhe deri tani ka dhënë shumë asiste për gol siç ishte ai për Perisic që shënoi golin e parë në sfidën e fundit ndaj Sampdorias duke zhbllokuar rezultatin.

Te portugezi zikaltrit kanë gjetur mbrojtësin e djathtë që kërkonin prej kohësh por sezonin e ardhshëm Interi mund të mbetet sërish zbuluar në këtë krah pasi për shkak të fair-play-it financiar, mund të mos e blejë dot kartonin e 23-vjeçarit luzitan nga Valencia.

Për të shpejguar dinamikat e këtij operacioni merkatoje ka menduar gazeta torineze Tuttosport sipas të cilës klubi zikaltër do ta ketë shumë të vështirë të blejë përfundimisht Joao Cancelon i cili për momentin po luan në formë huazimi te Interi me të drejtë blerjeje për 35 milionë euro në fund të sezonit aktual nga ana e 18-herë kampionëve të Italisë.

Në fakt Valencia do të blejë nga Interi mesfushorin francez Kondogbia për 25 milionë eurove dhe zikaltërve u duhet të derdhin në arkat e Los Che vetëm 10 milionë euro më tepër për Cancelon, por Interi duhet ta bëjë këtë përpara datës 31 maj siç është përcaktuar në kontratë dhe nëse kjo ndodh bilancet e zikaltërve do të merrnin një goditje të rëndë në optikën e fair-play financiar ku Interi ka probleme të shumta madje për këtë motiv edhe merkaton po e zhvillon me vetëfinancim.

Deri në 30 qershor Interi duhet të arkëtojë një shifër prej 30 deri në 40 milionë eurosh për tju shmangur për të evituar problemet që sjell fair-play financiar dhe nëse blen përfundimisht kartonin e Cancelos situata do të përkeqësohej sidomos kur merret parasysh fakti që shitja e Kondgobias te Valencias do të sjellë një plusvalencë prej vetëm 6 milionë eurosh në arkat zikaltër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat