Atmosfera e Kombëtares e ka bërë më të lehtë përshtatjen e Abazajt

Futboll

Atmosfera e Kombëtares e ka bërë më të lehtë përshtatjen e Abazajt

Më: 21 mars 2018 Në ora: 14:40
Kristal Abazaj

Puna e Kristal Abazajt në Superiore, ka qenë bindëse për Panuccin. 21-vjeçari e pranon se kalimi nga U-21 në Kombëtaren A është një arritje e madhe për të.

“Unë kam qenë pjesë e Shpresës dhe e prisja ftesën, por kur e morëm vesh që erdhi për kombëtaren A ishte një ndjenjë e papërshkueshme. Ndihem shumë i vlerësuar.”

Po e do të mundet një lojtar i kampionatit Shqiptar t’u zërë vendin futbollistëve që vijnë nga jashtë? 

"Konkurrenca bën mirë në çdo skuadër, të impenjon. E rëndësishme është që jemi këtu. Lojtarët që luajnë jashtë Shqipërisë ndoshta kanë një ritëm më të lartë, por s’mund të them se kanë ndonjë avantazh tjetër. Nuk kemi biseduar me trajnerin, por e dimë se çfarë kërkon Panucci. Seanca e parë ishte më shumë për t’u njohur me ekipin. Ne u munduam të jepnim 100%." tha sulmuesi.

Atmosfera e Kombëtares e ka bërë më të lehtë përshtatjen e Abazajt.

“U-21 ndryshon shumë nga A. Atje është më e thjeshtë përshtatja, ndërsa këtu duhet më shumë kohë dhe mbështetje nga lojtarët me më shumë eksperiencë. Andi, Etriti, Mërgimi na kanë ndihmuar shumë që të përshtatemi. Luajmë apo jo ky vendim i përket trajnerit. Po të punosh i ke dyert e hapura në kombëtare.” tha Abazaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat