Selmani: Nuk e kemi humbë vetëbesimin

Futboll

Selmani: Nuk e kemi humbë vetëbesimin

Nga: Kemajl Goca Më: 21 mars 2018 Në ora: 15:11
Agron Selmani

Vllaznia nga Pozherani shpreson se do të mbetet në elitën e futbollit. Skuadra nga Anamorava kërkon sa më shumë pikë deri në fund dhe t’i ikë fundit të renditjes, ku aktualisht janë në pozitën e 12-të me 13 sosh. Pozheranasit përgatiten për dy sfidat e ardhshme dhe shumë  të vështira, të parën me Gjilanin dhe pastaj e presin Lirinë nga Prizreni.

Kryetrajneri i Vllaznisë, Agron Selmani, shprehet se do të mundohen të bëjnë më të mirën të mundshme, pasi që mundësitë janë të hapura deri në fund, kur kihet parasysh se pozita e dhjetë, Besa, nuk ka më shumë se katër pikë epërsi ndaj Vllaznisë.  Prandaj, për Vllazninë pushimi është i mirëseardhur për disa ditë për shkak të aktiviteteve të kombëtares së Kosovës.

“Bota sot”: A është pushim i mirëseardhur për Vllazninë, që të komponohet për nëntë sfidat e fundit?

Agron Selmani: Po, ky pushim është i mirëseardhur për lojtarët e mi sepse në ekip ka filluar të ndjehet lodhja dhe këtë pushim do ta shfrytëzojmë më së miri.

“Bota sot”: Vllaznia nuk është larg vendit të dhjetë, katër me pak se Besa, a besoni se do ta zëni trenin e fundi, barazhin?

Agron Selmani: Në fakt që nga fillimi nuk kemi qenë në presion te rezultateve, por derisa mundësitë janë të hapura, atëherë ne do të punojmë dhe do të angazhohemi për atë mundësi, pra për një mundësi shtesë për mbijetesë – barazhin.

“Bota sot”: Çfarë i mungon ekipit, vetëbesimi apo fati sportiv?

Agron Selmani: Tani në ekip kemi një frymë apo një motivacion pak më ndryshe, në disa ndeshje na ka munguar edhe fati sportiv, por nuk e kemi humbë vetëbesimin.

“Bota sot”: Garë e fortë për vend të dhjetë, ku i sheh shpresat e Vllaznisë?

Agron Selmani: Po, shumë e vërtet se është një garë e fortë për pozicionin e barazhit, ekipet tjera kanë përparësinë, por ne shpresojmë dhe fuqia jonë është aty sepse besojmë në forcën tonë, duke mos u marrë shumë me konkurrentet për pozicionin e barazhit.

“Bota sot”: Në disa ndeshje humbje minimale, fati i mungoi apo u dëmtua ekipi?

Agron Selmani: Unë nuk do të diskutoj për ndarjen e drejtësisë, por gjithsesi në disa ndeshje na ka munguar edhe fati.

“Bota sot”: A ka fond të mjaftueshëm që t’i bëjnë ballë sfidave deri në fund dhe për t’ia arritur qëllimin?

Agron Selmani: Nuk kemi fund të mjaftueshëm, por, megjithatë besoj se edhe me këtë fond do ta bëjmë më të mirë, ne qysh tash kemi kontribuar dhe e kemi bërë pak më interesant garën për mbijetesë dhe kjo është ana e mirë e Vllaznisë.

“Bota sot”: Sfida me Gjilanin vendas dhe pastaj e prisni Lirinë, janë edhe vendimtare?

Agron Selmani: Ndeshje mjaft të vështira, por nuk e di se a do të jenë vendimtare, megjithatë ne do të japim më të mirën dhe do të mundohemi të dalim të pamposhtur dhe diçka më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat