A i “dhezën” Ronaldos lojtarët e të ardhmes që i kishte parashikuar?

Futboll

A i “dhezën” Ronaldos lojtarët e të ardhmes që i kishte parashikuar?

Më: 21 mars 2018 Në ora: 20:26
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka fituar edhe një çmim të hënën mbrëma pasi fitoi Quinas de Ouro për lojtarin më të mirë portugez.

Është e drejtë të thuhet se Cristiano Ronaldo njeh diçka për futbollin, dhe në moshën 33 vjeçare, ylli i Real Madridit thjesht vazhdon të shkojë nga forca në forcë.

Kapiteni i Portugalisë ka shënuar 443 gola në 429 paraqitje, fitoi pesë Topa të Artë, katër trofe të Ligës së Kampioneve, dy tituj të La Ligas, tre tituj të Premier Ligës dhe një Kampionat Evropian.

Por kush do të jetë futbollisti që do të marrë fronin e tij në të ardhmen.

Ylli portugez para pesë vitesh kishte paralajmëruar kandidatët e mundshëm që të bëhen futbollistët më të mirë në botë.

Ai kishte përmendur Eden Hazardin, Neymar, Paul Pogba, Memphis Depay dhe Martin Odegaard si e ardhmja e futbollit.

Ronaldo është treguar i saktë me këtë analizë pasi që të pesë futbollistët janë duke bërë shumë mirë me klubet e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat