Chelsea përgatitet për një jetë pa Courtois

Futboll

Chelsea përgatitet për një jetë pa Courtois

Më: 21 mars 2018 Në ora: 21:35
Thibaut Courtois

Klubi londinez i Chelsea ka gjetur zëvendësuesin e Thibaut Courtois.

Sipas mediave angleze londinezët janë pranë transferimit të portierit të Leipzigut, Peter Gulacsi.

ESPN raporton që Chelsea ka përgatitur ofertën për portierin dhe së shpejti pritet të bëjnë kontaktet e para për të.

Për shërbimin e Gulacsi janë të interesuar edhe Atletico Madrid, pasi që gjatë verës nga klubi madrilen pritet të largohet Jan Oblak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat