Zhegrova: Jam optimist se do të luajmë shumë mirë ndaj kundërshtarëve

Futboll

Zhegrova: Jam optimist se do të luajmë shumë mirë ndaj kundërshtarëve

Më: 21 mars 2018 Në ora: 23:51
Edon Zhegrova

Përfaqësuesja e Kosovës, ka mbajtur sot në Francë, nën udhëheqjen e selektorit Bernard Challandes, dy stërvitjet e para në prag të ndeshjeve miqësore me Madagaskarin dhe Burkina Fason.

Ekipi ka shfaqur një formë shumë të mirë gjatë stërvitjes dhe një frymë bashkëpunimi e optimizmi.

Për mediat ka folur edhe futbollisti që pritet për herë të parë të shfaqet me fanellën e përfaqësueses, Edon Zhegrova.

Ai ka përsëritur se gjithmonë ka dashur ta veshë fanellën e Kosovës ndërsa për kundërshtarët ka pohuar se nuk i njeh.

“E kam thënë menjëherë që Kosova është ekipi pjesë e të cilit do të jem. Nuk është se e njoh shumë mire lojën e dy ekipeve kundër të cilave do të luajmë, por duhet të jemi shumë të vëmendshëm gjatë gjithë ndeshjes. Jam optimist se do të luajmë një lojë shumë të mirë”, ka thënë Zhegrova.

Mesfushori 18-vjeçar me tipare sulmues është futbollist i skuadrës së Genkut, ku është paraqitur në 12 raste dhe ka shënuar një gol.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat