Formacioni më 11 futbollistë me të kaluar kriminale

Futboll

Formacioni më 11 futbollistë me të kaluar kriminale

Më: 22 mars 2018 Në ora: 06:15
Ruben Semedo i dernuar per abuzim dhe tentim vrasje

Disa futbollistë punojnë që të bindin trajnerët që të futen në formacion, e disa e bëjnë të pamundurën që të bien në duar të policisë.

Marca ka zbuluar 11 lojtarë që kanë thyer ligjin, duke e rrezikuar edhe karrierën.

Portier: Bruno Fernandes

Ai përfundoi në burg në moshën 22 vjeçare, pasi urdhëroi vrasjen e nënës së djalit të tij. 

Mbrojtës i djathtë: Serge Aurier

U dënua me dy muaj burg pasi e sulmoi një polic pas një sherri në klubet e natës.

Mbrojtës qendre: Ruben Semedo

Mbrojtësi i Villarrealit, është dënuar për abuzim dhe tentim vrasje.

Mbrojtës qendre: Breno Rodrigues

Ai i vëri shtëpisë së tij flakën për të përfituar, ndërsa braziliani u dënua me tri vite e nëntë muaj burg.

Mbrojtës i majtë: Alexis Zarate

Ai është dënuar me gjashtë vite e gjashtë muaj burg.

Mesfushor: Adam Johnson

Anglezi është dënuar me gjashtë vit burg për abuzim seksual me një minorene.

Mesfushor: Joey Barton

Anglezi është dënuar me 74 ditë për sulm.

Mesfushor: Yordan Letchkov

Bullgari është dënuar me dy vite burg, për abuzim dhe përdorim force.

Mesfushor: Ricardo Centurion

Sulmuesi Racing Club kishte provuar ta korruptonte një polic.

Sulmuesi: Michele Padovano

Ish sulmuesi i Juventusit, u zu me shitje të drogës dhe u dënua me tetë vite e tetë muaj burg.

Sulmuesi: Robinho

Ai është dënuar me nëntë vite burg për përdhunim në qytetin e Milanos në vitin 2013.

Trajner : Elkin Moncada

Ish trajneri James Rodriguez, është në burg pas akuzave për pedofili. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat