Perez: “Ronaldo nuk ka kërkuar që të largohet nga Reali”

Futboll

Perez: “Ronaldo nuk ka kërkuar që të largohet nga Reali”

Më: 22 mars 2018 Në ora: 09:14
Cristiano Ronaldo

Perez thotë se Ronaldo ka kontratë me “Los Blancos” dhe se nuk do të lëvizë nga “Santiago Bernabeu”.

Numri një i Real Madridit, Florentino Perez, ka mohuar thashethemet se Cristiano Ronaldo është i interesuar për t’u transferuar në Super Ligën e Kinës.

Gjithçka nisi me një deklaratë të ish trajnerit të Portugalisë e Brazilit, Luiz Felipe Scolari, i cili tha se portugezi shpesh e ka pyetur për jetën në Kinë, duke rritur kështu spekulimet për një largim të mundshëm nga Madridi në fund të sezonit aktual.

“Ai nuk ka kërkuar që të largohet, ka kontratë me klubin edhe për disa vite”, u përgjigj Perez.

Ronaldo e nisi keq sezonin, por tashmë ka përmirësuar statistikat. Në vetëm 35 paraqitje, 33 vjeçari ka shënuar 37 gola në të gjitha garat (prej tyre 12 në Champions, 22 në La Liga).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat